Shkodran Mustafi ka filluar rehabilitimin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Stoke Cityt. Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm të mirë nga Shkodran Mustafi. Ky i fundit ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihet duke stërvitur. Ai ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Stoke Cityt, derisa pritet t’i rikthehet fushës në fund të dhjetorit, shkruan Express. Mustafi pati paraqitje të shkëlqyeshme me Arsenalin që prej transferimit nga Valencia gjatë verës. Klubi londinez nuk dinte për humbe gjatë 12 ndeshjeve ku prezent ishte edhe Mustafi. Kurse, Arsenali ka pësuar humbje në dy takimet e fundit ndaj Evertonit dhe Manchester Cityt pasi ishte pa shqiptarin në mbrojtje.