Pas transferimit të Dani Ceballos dhe Nicolas Pepe, Arsenal ka filluar të mendojë për largimet. Vëmendja kryesore do të jetë mbrojtja, ku Arsenal çalon më së shumti. Largimi i Laurent Koscielny është i konfirmuar, me lojtarin që ka refuzuar udhëtimin me skuadrën në turin përgatitor.
Një emër tjetër që mund të largohet nga Arsenal, është edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Djaloshi nga Gostivari ka marrë një ofertë nga Monaco, sipas ‘Daily Mirror’, informon lajmi.net, përcjellë gazeta Koha. Tani i mbetet Arsenalit për të vendosur nëse Mustafi duhet të qëndrojë, përkundër shumë kritikave për paraqitjet e tij.