Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se nënkryetari Agim Veliu nuk ka qenë kundër marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu siç ishte diskutuar në media.
Mustafa në Rubikon me Adriatik Kelmendin deklaroi se të gjithë anëtarët e LDK-së kanë qenë pro marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë mund të them se në delegacionet që unë i kam kryesuar nga LDK-ja dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha takimet ka qenë prezent edhe Agim Veliu. Nuk ka ardhë Agim Veliu aty që të prishë punë, por me vullnetin e tij që të gjejmë zgjidhje”.
“Ka qenë vullnet i përgjithshëm i LDK-së që është manifestuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së që të bëjmë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Shkarkimi është një episod krejt tjetër, jashtë asaj që e kemi pasur në procesin e marrëveshjes për bashkëqeverisje”.