Mustafa pas takimit me Haradinajn: Nuk kemi obligim ndaj askujt që ta bëjmë president

15

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit që kishte me liderët e tjerë të koalicionit qeverisës.

Mustafa ka thënë se në këtë takim u diskutua për Ligjin për Buxhetin i cili së shpejti duhet të dërgohet në Qeveri.

Mustafa ka folur edhe për çështjen e presidentit, derisa ka thënë se për këtë temë nuk duhet të diskutohet përderisa Kosova ka presidentin e saj.

Ai është shprehur se nëse Specialja konfirmon aktakuzat ndaj Thaçi, atëherë janë të gatshëm të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për këtë temë, shkruan Reporteri.

Kreu i LDK-së është shprehur se nëse ndodh e kundërta, atëherë janë të përgatitur që të shkojnë në zgjedhje.

“Unë dje kam pasur takim në selinë e LDK-së me deputetët tanë lidhur me buxhetin dhe mendoj se nesër ose sot buxheti duhet të shkojë në Qeveri. Ne e kemi presidentin në zyre, e ka mandatin kushtetues. Nëse do të ballafaqohemi me vullnetin kushtetues, shpejt do të ulemi dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk gjejmë zgjidhje, të gjithë ne jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje.

Kreu i LDK-së ka folur edhe për kërkesën e Haradinajt që të bëhet president, derisa ka thënë se kreu i AAK-së asnjëherë nuk i ka kushtëzuar me dalje nga koalicioni në rast se i njëjti nuk zgjidhet president.

“Në asnjë rast Haradinaj nuk na ka kushtëzuar vazhdimin e koalicionit me postin e presidentit.

Nuk kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president dhe ne të dalim dhe të kërkojmë vota. Tani për tani nuk e kam asnjë kërkesë dhe as nuk do ta kem derisa mos të vjen koha të diskutohet për atë çështje”, u shpreh Mustafa ndër të tjera.