Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn, tha se nëse nuk do të ketë kompromis për zgjedhjen e Presidentit vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Mustafa, thotë se nuk do të dëshironte që Kosova të sfidohej me punën e zgjedhjes së presidentit për shkak të ndonjë vendimi të Gjykatës Speciale.
“Nëse pajtohen partitë tona, nëse s’pajtohen shkojmë në zgjedhje po dështuam ta zgjedhim presidentin në afatin kushtetues “As për Haradinajn, as për një kandidat tjetër sepse s’kemi marrëveshje të tillë. Atëherë i kam kërkuar votat e deputetëve të LDK-së mbi marrëveshjen që kemi pasur dhe për këtë kam pasur edhe shumicën e partisë”, shton Mustafa.