Prishtinë, 2 gusht – Strukturat udhëheqëse të partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë vendosur që liderin aktual partiak dhe ish kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa sërish ta propozojnë si kandidat konsensual për lider të partisë.
Sipas portalit “Gazeta Ekspres”, vendimi për kandidimin e Mustafës në kryetar të LDK-së në kuvendin e nesërm zgjedhor të partisë, pas spekulimeve të shumta që u paraqitën në mediume, është marrë pas seancës treorëshe të kryesisë partiake, të konvokuar nga lideri i tanishëm, dhe me siguri i ardhshëm i LDK-së.
Në mediume janë përmendur disa emra për liderë të mundshëm të ardhshëm të partisë së parë të Kosovës pas rënies së komunizmit në ish Jugosllavi, të formuar nga presidenti i parë i Kosovës së pasluftës, Ibrahim Rugova. Mes tyre ishte edhe pasardhësi i Rugovës në krye të Kosovës dhe të partisë, Fatmir Sejdiu, kryetari i komunës së Podujevës dhe ish ministër i Arsimit, Agim Veliu, deputetja Vjosa Osmani e tjerë.