Prishtinë, 19 korrik – Lideri i partisë më të madhe kosovare në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, thotë se partia e tij e ka kërkuar dorëheqjen e Haradinajt, por se shpreh keqardhje që kjo ndodhi për shkak të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.
Shefi i opozitës kosovare në një publikim në Fejsbuk shprehu bindje se “pafajësia e Haradinajt do të dëshmohet edhe kësaj here”.
“LDK në vazhdimësi ka kërkuar prej qeverisë të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodh për shkak të ftesës së Dhomave speciale (për krime lufte në vitin 1999 në Kosovë). Fuqimisht besoj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër dhe gjithashtu besoj se pafajësia e zotit Haradinaj do të dëshmohet edhe kësaj radhe”, shkroi Mustafa.
Haradinaj sot dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryeministrit, pasi mori ftesë prej Gjykatës Speciale si i dyshuar për krime lufte.