Prishtinë, 14 shkurt -Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e subjektit të tij politik se për kufijtë nuk duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai në Fejsbuk ka shkruar se nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve, ai nuk ka të drejtë ta bëj këtë porse mund të merret vetëm me arat e mexhat e veta, përcjell Zeri.
“Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve, ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.(koha.mk)