Shkup, 22 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa, sot deklaroi se të akuzuarit për rastin “Monstra”, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, do të ekstradohen në Maqedoninë e Veriut pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat në Kosovë.
Mustafa, pas trajnimit të sotëm tekniko-operativ , në Stacionin policor “Gjorçe Petrov”, tha se Prishtina do të bashkëpunojë me Shkupin, dhe se Demiri dhe Ismailloviq do të ekstradohen pasi të përfundojnë procedurat në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë.
Halil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, janë në mesin të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012. Të dytë janë arratisur për në Kosovë, ndërkohë autoritet e Shkupit zyrtar ndaj tyre lëshuan fletë-arrest ndërkombëtar dhe nga Kosova kërkojnë të ekstradohen në shtet.