Është nga Kosova por jeton në Gjermani, profesioni i tij jashtë muzikës ka të bëj me mjekësinë, por këngën nuk e lë anësh. Mustaf Gashi vjen në një intervistë ndryshe për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi karrierën dhe jetën e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika është pjesë e shpirtit tim.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
E mendoj këngën por shumë herë po.
KOHA: Hiti yt i preferuar?
Të gjitha.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Jam duke përzgjedhur disa këngë sipas preferencave të fansave dhe ajo gjithmonë kur përfundon tregohet.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?
Ndihem tej mase i kënaqur që jam e mbetem në muzikën time shqipe.
KOHA: Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë… Si ndikoni në jetën dhe perceptimi tek publiku?
Me shumë kënaqësi dhe vlera optimal.
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Ajo që nevojitet në shtëpi unë e bëj.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete? Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?
Në familje asnjëherë nuk sjellë problemet e punës, kuzhina më pëlqen sepse është kulturë familjare, gatimi është pjesë e jetës me familje, këndimi është pasion dhe profesion për mua.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Vendi më i bukur në botë është vendlindja ime.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Të jem i përpiktë dhe ndershmëria.
KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia absolute për mua është familja ime e shëndoshë.
KOHA: Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Gjithçka që ka të bëj në jetën e përditshme.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Secilën ditë qesh me shpirt.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Ndershmëria.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Defekti im…i përkushtohem shumë punës.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Nuk jam tolerant vetëm ndaj tradhtisë.
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Nga një njeri zemrën që kur plagoset, përlotem.
KOHA: Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Nuk jam shumë pas historisë, por sido që të jetë jam i lumtur dhe mos i ngjaj me askënd.
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Me familjen dhe njerëzit e zemrës time.
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Moralin e saj.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
Sipas mendimeve kur më vijnë…
KOHA: Ngjyra juaj e preferuar?
E kuqja.
KOHA: Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Suksesi im më i madh është profesioni.
KOHA: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Kur nuk më vlerësojnë ashtu si duhet.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Tradhtinë e urrej më shumë dhe gënjeshtrën.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Frika ime ka qenë dhe mbetet mos pësoj gjë familja ime.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Kur duhet të dal nga një situatë e vështirë që duhet të them gënjeshtra por jo për moral.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Po kam dhënë.
KOHA: Cila është motoja juaj?
Të jetoj dhe nesër si sot i lumtur.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Do doja të vdisja me njeriun e zemrës dhe familjen ta lë të shëndetshme.