Shkup, 19 shkurt – Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, ka marë një vendim të rëndësishëm. Siç raportojnë mediat, Musliu i ka dhënë vendim për përjashtim nga puna Sinisha Aleksovskit, i cili konsiderohej si njeriu më i fuqishëm në kohën kur president ishte Gjorge Ivanov. Para ca kohe Musliu ka suspenduar nga puna Aleksovskin, kurse raportohet se tashmë është përjashtuar përfundimisht.
Aleksovski ishte këshilltar për siguri i presidentit Ivanov dhe shumë herë publikisht është përmendur te rasti “Monstra”, te “Lagja e Trimave” dhe në raste tjera. Mediat publikoj ë se pikërisht ky ka qenë shkaku pse ai është përjashtuar nga puna. Aleksovski sot u paraqit edhe në gjykatë lidhur me rastin “Monstra”.