Musliu: Opcioni për zgjedhje të dyfishta vlenë të shqyrtohet

Shkup, 27 janar – Opcioni për zgjedhje të dyfishta, presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, vlenë që të shqyrtohet, pasi që pas mbajtjes së tyre do të kemi një periudhë të qetë politike në vend, kështu vlerëson analisti politik Albert Musliu, duke komentuar kërkesën e opozitës maqedonase dhe shqiptare për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidenciale, informon Koha.mk

“Nëse nuk kemi tani zgjedhje parlamentare do të kemi pas një viti e gjysëm, nga ana tjetër nëse kemi zgjedhje do të hymë në një një cikël më të qetë për arsye se për tre vitet e ardhëshme nuk do të kemi zgjedhje, pra gjithnjë ka “për” dhe “kundër”. Nëse Qeveria mund të sigurojë një tempo të mirë të reformave dhe të gjithë atyre pikave të cilat i kemi si detyrë nga Këshillii Evropës, që të mos ketë efekt negativ në euro-integrimet tona, në këtë rast ndoshta zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të ishin një ide e gabuar”, ka deklaruar për Tv Kanal5, analisti Albert Musliu, transmeton Koha.mk

Përndryshe, derisa po pritet vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, partitë politike po i zhvillojnë aktivitetet brenda partiake për zgjedhjet presidenciale. Përderisa VMRO-DPMNE ka hapur garën brenda partiake, ndërsa LSDM-ja po shqyrtonë mundësin e një kandidati të përbashkët me partnerët e koalicionit qeveritar, ASH-ja e Ziadin Selës ka bërë të ditur se kjo parti do të garojë në zgjedhjet presidenciale me kandidatin e saj. (koha.mk)