Shkup, 14 nëntor 2018 – Keni mbështetje nga Malta anëtarja më e vogël e BE-së që të bëheni pjesë e Unionit. Ju jeni vend pak më i madh se vendi ynë, por çështja është se anëtarësimi nuk ka kurrfarë lidhje me madhësinë e vendit, porositi kryeministri i Maltës Xhozef Muskat në konferencën e sotme për shtyp me nikoqirin e tij të Maqedonisë Zoran Zaev.
Muskat premtoi se mbështetje në planin politik dhe teknik sapo t’i filloni negiociatat, dhe gatishmëri për ndarjen e përvojave për procesin e skriningut dhe për procesin teknik për anëtarësim në BE. Ai i shprehu urim kryeministrit Zaev për mënyrën në të cilën e udhëheq procesin e ndryshimeve të Kushtetutës.
“E dimë se nuk është lehtë. Ndryshimet nuk janë të lehta dhe do të ishte më lehtë të luani në anën e mbajtjes e status kuosë. Ju atë nuk e bëtë dhe besoj se vendimet tuaja do të vlerësohen nga populli juaj sepse kanë për qëllim arritjen e standardit më të mirë për popullin tuaj. jemi të lumtur me mijëra qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Maltë. Jemi të lumtur që vendosët të hapni shërbime konsullore në Maltë të cilat so t’u ofrojnë shërbime bashkëqytetarëve tuaj”, tha Muskat.
Kryeministri Zaev shfaqi kënaqësi nga vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Maltës në Maqedoni e cila konsiderohet për shenjë e fuqishme se të dyja vendet i japin rëndësi të veçantë avancimit të marrëdhënieve midis të dyja vendeve krahas mbështetjes për eurointegrimet tona.
“Përforcimi i marrëdhënieve politiko-diplomatike dypalëshe janë impuls të fortë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim jemi dakorduar t’i nxisim odat ekonomike të të dyja vendeve të vendosin komunikim dhe i njohin mundësitë që po hapen në vendin tonë si anëtar i fundit i NATO-s”, thotë Zaev.
Sipas tij, ekzistojnë mundësi të mëdha për zhvillim të lidhjeve ekonomike dhe rritje të shkëmbimit tregtar që arrin vetëm rreth 300.000 dollarë. “Me vendosjen e linjës së re ajrore të drejtpërdrejtë në La Valeta arrihet për një orë e 20 minuta. Kjo paraqet një mundësi të re për zhvillimin e turizmit dhe të tregtisë dhe të marrëdhënieve ndërnjerëzore”, tha Zaev.
Të dy kryeministrat janë angazhuar për bashkëpunim edhe në fushën e tregtisë, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.
Kryeministri i Maltës Muskat gjatë vizitës së parë zyrtare, dhe njëherit vizitë kthyese në Maqedoni pati takim edhe në Kuvendin e RM-së dhe me presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov