Hiti i Shakirës dhe BZRP arrin rekorde Gines. Kjo këngë e Shakirës e publikuar para dy muajsh ka thyer rekorde Gines.
Bashkëpunimi i saj me Di Xhejin e famshëm Bizarrap, i quajtur “Music Sessions Vol. 53″, sipas mediave ka thyer 14 rekorde Gines, ndër të cilat ai për këngën amerikano-latine më të shikuar në Youtube.
Dy ditë pas publikimit, kjo këngë ishte dëgjuar 100 milionë herë, ndërsa është ndër hitet më të transmetuara latine në Spotifaj. “Music sessions vol. 53” u publikua në YouTube më 12 Janar dhe shumë shpejt la gjurmë në histori. Guinness World Records prezantoi dyshen me certifikatat e tyre në prapaskenën e “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.
