Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug. Është pjesë e familjes së mollëve dhe dardhave, por shpesh e quajnë vogëlushja e trëndafilave, pasi janë të ngjashëm me frutat e trëndafilit të egër.
Ky frut është i pasur me vitaminë C, kalium, kalcium, magnez, proteina, hekur dhe shumë elementë të tjerë ushqyes. Përveç shijes unike, mushmolla mbahet dhe si një frut që ndihmon në tretje, luftimin e infeksioneve dhe baktereve, bajamet e infektuara dhe organet e frymëmarrjes.
Bëni kompost me disa lugë mushmolla të freskëta të grira, të lëna në një orë në ujë të vluar. Pini çdo ditë nga dy gota dhe shihni rezultatet.