Mushkonjat e modifikuara për zhdukjen e ethes së verdhë

18

Mushkonja të modifikuara gjenetikisht për të zhdukur “Eidis Eixhipti”, siç njihen mushkonjat që përhapin ethen e verdhë afrikane dhe malarian. Ky është eksperimenti që pritet të vihet në zbatim nga kompania bioteknologjike Oxitec, të ardhurat e të cilat sigurohen nga fondacioni i Bill Gates. Versioni i ndryshuar i insektit nuk pickon, madje lind vetëm pasardhës meshkuj.
Florida Keys në Shtetet e Bashkuara, është përcaktuar si vendi në të cilin do të zbatohet ky eksperiment. Në shumë banesa, janë vendosur kuti me vezë të cilat në lagështi, lindin mushkonjat e reja. Megjithatë, banorët e këtij vendi kanë protestuar duke e cilësuar të pasigurt eksperimentin. 4.1 milionë dollarë janë shpenzuar pikërisht për këtë projekt, për të cilin investohet prej vitesh nga miliarderi amerikan.