Musa Sylejmani, djali nga Gjilani i cili jetën e tij profesionale e ka realizuar në Zvicër. Emri i tij është i njohur tashmë si pjesë kryesore e televizionit RTV “Syri Blue”, por edhe si protagonist i “Kthetra” – serialit më të ri të prodhuar në Zvicër. Ai vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar më shumë për veten
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Musa, emri yt është fiksuar mirë në kujtesën e teleshikuesve që të kanë ndjekur vitet e fundit në punën tënde në televizion… Ti vet, cilat mendon se janë kriteret që i duhen një figure që të punojë në një televizion ashtu siç edhe ti punon prej kohësh në “Syri Blue” në Zvicër?
Unë mendoj që për të qenë pjesë e një mediumi, e para duhet të jesh njeri me këmbë në tokë, të jesh njeri korrekt në atë që flet dhe premton, të jesh një njeri i saktë në hapat që hedh,të jesh i pamanipulueshëm nga të gjitha opsionet e mundshme, të mos joshesh nga asnjë version por të punosh dhe të jesh preciz për parimet që i ke vënë vetes. Unë gjithmonë kam pasur parim tek vetja,dhe gjithmonë kam dashur ta vë në dukje tek njerëzit që më njohin që korrektësia dhe pozitiviteti kurrë nuk të lënë të humbasësh, përkundrazi! Pastaj është edhe pjesa tek mysafirët ,të gjithë dua që ti bëj të ndjehen sa më mirë dhe të ndjehen shumë të lirshëm. Është bukur të jenë vetvetja të gjithë, dhe lirshmëria e ka këtë ndikim.
KOHA: Kur e ke kuptuar që i duhesh televizionit?
Të them të drejtën unë jam rritur këtu në Zvicër, kam qenë adoleshent kur e kuptova që mua më pëlqente të shoqërohesha jo me moshatarët e mi, por me njerëz më të rritur, me njerëz intelektualë, me njerëz që kishin arritje në profesione të ndryshme,si të televizionit,politikës,gazetarë etj…Normalisht unë isha adoleshent dhe këto njerëz më bënin të mendoja dhe të reflektoja ndryshe dhe gradualisht u “infektova” për televizion.
KOHA: Si i përjetojnë emocionet njerëzit e televizionit?
Absolutisht që po. Televizioni është vërtet një punë që të ofron mundësin të njohësh dhe veten, aftësitë e tua,të bën të japësh shpirtin, të punosh pa reshtur dhe me dashurinë më të madhe, besoj që dhe publiku e kupton dhe vlerëson këtë!
KOHA: Po interpreton pra jeni në xhirimet e filmit “Kthetra” në të cilin ke edhe personazhin kryesor.. Si është sipas teje një film i përmasave më të mëdha që po realizohet në Zvicër dhe ku ti luan protagonistin?
Seriali “Kthetra” mendoj se është bërë një familje e madhe ku po mban rreth vetes të gjitha moshat e ndryshme, ashtu si vetë filmi që i ka brenda të gjitha rolet dhe karakteret që përfshin të gjitha brezat, ku unë çdo dit e më shumë po mundohem ti përshtatem rolit që mu ka besuar, nga regjisori Kicaj dhe drejtori i TV SYRIT, z.Musli Sahiti ku u jam shumë mirënjohës këtyre dy njerëzve shumë të njohur këtu në Zvicër. Rolin për fat të mir e kam pozitiv ku flitet për një djalë të rritur në mërgim, i cili përplaset me jetën e një mërgimtari. Është privilegj për mua,që në serial regjisorin Kicaj e kam edhe prind, por edhe në rolin e një detektivi privat. Rrjedhat e tjera do të jenë surprizë për publikun.
KOHA: A vazhdojnë të jenë interesante për ty reklamat televizive, sfilatat apo të qenit imazh i një kompanie?
Unë mendoj që i kam provuar të gjitha e besoj e kam dëshmuar që mund t’ja dal dhe nuk mendoj të ndaloj asnjëherë, sepse më pëlqejnë sfidat, pse jo dua ta sfidoj dhe veten sigurisht me ndihmën e Zotit do jem aktiv edhe më tej, në gjëra të reja dhe sfida të tjera!
KOHA: Kujt i je mirënjohës?
Mund të them që mirënjohës më i madh i jam Zotit si fillim, që më ka dhënë shëndetin e familjes, që më ka dhënë forcën dhe kurajon, absolutisht mirënjohës i jam dhe njerëzve që më rrethojnë,që më japin respekt, inkurajim dhe besim që të vazhdoj akoma më lart. Por, akoma më shumë i jam mirënjohës TV SYRIT BLUE dhe drejtorit Musli Sahitit, i cili çdo dit sjell risi e me idetë e tij po sjell shumë fryte për të gjitha brezat.
KOHA: Si është një ditë e jotja tani?
Mund të them që është një ditë normale pune, me të gjitha angazhimet e mija në RTV SYRI BLUE dhe të serialit “Kthetra” dhe jam i sigurt që dhe me bashkëpunimin e të gjithë stafit do ja dalim si gjithmonë.
KOHA: Rrethohesh nga shumë apo pak miq?
Jo, dua të them që jam me fat dhe shumë i lumtur që realisht kam shumë miq të mirë rreth vetes, kam shumë shoqëri, miq, shok të brezave të ndryshëm, të feve të ndryshme të të gjithave trevave.
KOHA: Cili është stili që e përshkruan më së miri Musën në karakter?
Musa është një njeri i thjesht, një njeri që i pëlqen të jetë shumë paqësor me të gjithë, një njeri që e urren nëse mund ta them kështu, të qenurit njeri me shumë fytyra ose jo korrekt me njerëzit, me pëlqen që çdo gjeje t’i jap një zgjidhje jo thjesht një mendim. Jam një njeri që dua t’i mbaj afër vetes, si ato që më duan, pse jo dhe ato që s’më duan. Më pëlqen t’i ndihmoj shumë njerëzit që kanë nevojë. Mundohem që në çdo rrethanë të jem vetvetja.
KOHA: Diçka që të tremb?
Mund të them që ndoshta më trembin njerëzit që më shfaqen me një fytyrë paqësore, por që koha i tregon shumë të ndryshëm në atë që shfaqen!
KOHA: Pika jote e fortë dhe ajo e dobët?
Pika të forta besoj se kam shumë, por po them vetëm dy ose tre që për mua janë primaret Jam njeri shumë real, i vendosur, i qartë, në atë çfarë dua dhe çfarë them, besnik në miqësi dhe shoqëri. Pika tjetër e imja e dobët është se jam shumë njeri i ndjeshëm më vjen keq për njerëzit që kanë nevojë dhe pamundësi.
KOHA: Çfarë do sakrifikojë nëse do e kërkonte televizioni?
Kjo pyetja është shumë e bukur ,por dhe shumë e vështirë, se vërtet televizioni kërkon sakrifica të mëdha. Por unë do të thosha që kam koleg miq staf aq të kompletuar,saqë nuk e mendoj kurrë që mund të më vënë para një zgjedhje të vështirë. Unë absolutisht që do bëja të pamundurën të mundur për të mirën e të gjithëve kur flitet për televizion.
KOHA: Objektivi i radhës në një të ardhme të afërt?
Kam shumë plane të cilat jemi në diskutim së bashku me drejtorin Saiti do jenë shumë surpriza për teleshikuesit RTV “Syri Blue”
KOHA: Diçka që nuk ke patur mundësinë ta bëje dhe do të doje ta provoje tani…
Mendoj që kam arritur shumë gjëra, por më pëlqen shumë të eksploroj, por nuk besoj që kam ndonjë peng,që më ka mbetur pa bërë. Falë Zotit po realizoj atë që dua.