Shkup, 31 janar – Me përgjegjësi të plotë pohoj se vaksinat që janë në përdorim në institucionet shëndetësore janë të rregullta dhe i plotësojnë standardet evropiane, tha zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në pyetjet e deputetes Dafina Stojanovska nga VMRO-DPNE-ja, transmeton Koha.
Musa shtoi se vaksinat që ishin me deklarime të gabuara janë tërhequr nga institucionet shëndetësore.
“Se vaksinat në institucionet tona shëndetësore janë plotësisht të rregullta dhe aspak nuk janë ndryshe nga vaksinat në institucionet shëndetësore në vendet evropiane, konfirmoi edhe komisioni nga prodhuesi i vaksinave që kishte ardhur në Maqedoni”, tha Musa. (koha.mk)