Murru, Schick e Ceballos për rikthimin e kuqezinjve

0

Milan është i lidhur me një goditje të trefishtë për të afruar emra si Nicola Murru, Patrik Schick dhe Dani Ceballos. Sipas Il Secolo XIX, trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, do të donte të ribashkohej me Murrun, të cilin e kishte te Sampdoria.

24-vjeçari ka një çmim prej 10 milionë eurosh, por Rossonerët duhet ta shesin së paku një nga Ricardo Rodriguez, Diego Laxalt dhe Ivan Strinic.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport, pretendon se Giampaolo mund ta sakrifikojë Patrick Cutrone për çekun Schick.

Një tjetër opsion është dhe afrimi i Andre Silvas si pjesë e shkëmbimit, duke i ofruar edhe 15 milionë euro.

Së fundi, flitet edhe për një marrëveshje potenciale me Dani Ceballos. 21-vjeçari tashmë ka njoftuar se do të largohet nga Madridi këtë verë.

Comments are closed.