Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, duket se është gati për t’i nisur stërvitjet me Lazion, transmeton “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha.mk
Muriqi që kaloi te Lazio nga Fenerbahce nuk pati fillim edhe shumë të mbarë, pasi para nisjes së stërvitjeve doli pozitiv me COVID-19, për çka iu desh te mbetet i izoluar për një javë.
Fatmirësisht gjithçka kaloi me sukses dhe Muriqi tashmë gjendet në Romë të Italisë dhe ai pasi të përfundojë testet mjekësore edhe një herë në klinikën e Lazios, mund t’i bashkohet grupit për stërvitje.