Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është shëndrruar në një futbollist tejet të rëndësishëm te skuadra e Fenerbahces, transmeton Gazeta Metro, përcjellë gazeta Koha. Me paraqitjet e fundit fantastike me Kosovën, Vedat Muriqi, është bërë synim i shumë skuadrave të mëdha europiane.
Muriqi po tregon formë të lartë edhe te Fenerbahce dhe gjiganti turk vështirë se do e pranoi largimin e tij. Madje, sipas mediave turke sulmuesi prizrenas përbën një pikë kryesore për projektin e ‘Fenerit’.
‘Fotospor’ raporton se sulmuesi i Kosovës ishte shkaku që dështoi transferimi i dy futbollistëve serbë, Aleksandar Kolarov dhe Ljubomir Fejsa, te Fenerbahce.
Mediumi turk gjithashtu përmend edhe të kaluarën e vështirë të Muriqit për shkak të luftës në Kosovës, teksa kundërshtoi transferimin e Kolarovit, i njohur si një nacionalist serb.
Vedat Muriqi ka kërkuar nga klubi që të punoi në një mjedis më të rehatshëm dhe kërkesa e tij u pranua nga zyrtarët e gjigantit turk