Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti që preku Shqipërinë sot la të vdekur rreth 15 persona dhe qindra të lënduar, raporton Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Lidhur me tragjedinë e sotme ka reaguar edhe futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi.
Sulmuesi prizrenas përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka publikuar pamje të dëmeve që shkaktoi tërmeti i sotëm. “Lutuni për Shqipërinë”, ka shkruar Muriqi në rrjetet sociale.