Vedat Muriqi ka qenë thjesht brilant këtë sezon për Fenerbahcen dhe përfaqësuesen e Kosovës, që është vetëm vazhdimësi e sezonit të kaluar. Sulmuesi shtatlartë ka qenë ndër lojtarët më të mirë te skuadra e tij, Fenerbahce, poashtu edhe te Kombëtarja “Dardane”, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Së fundmi, ai shënoi në humbjen 5-3 të Kosovës kundër Anglisë në “St Mary’s”, derisa forma e tij e mirë ka ndikuar në rritjen e çmimit të tij në tregun e transferimeve. “Transfermarkt” zbulon se vlera aktuale e Muriqit është 8 milionë euro, që është ngritje shumë e madhe nga 2.5 milionë sa e kishte deri tani.
Kjo ngritje e bën atë futbollistin e dytë më të shtrenjtë në Kombëtare, pas Milot Rashicës, vlera e të cilit është 20 milionë euro.