Nuk ishte edhe aq i njohur për dashamirët e futbollit deri në momentin kur Pep Guardiola vendosi që ta marrë në bankinën e rezervistëve. Bëhet fjalë për portierin shqiptar Arjanit Muriqi. 19 vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Cityt. Ky i fundit ka lëshuar një deklaratë e cila ka bërë bujë të madhe në mediumet e ballkanit, ku tha se dëshira e tij është të luajë për Kosovën. Muriqi ka lindur në Zvicër, por me prejardhje është nga Mali i Zi, Rozhaja. Portieri shtatgjatë ka luajtur tri ndeshje për grup moshën U-21 me përfaqësuesen e Malit të Zi. Federata e Futbollit të Kosovës para disa ditësh njoftoi se kishin arritur marrëveshje më Muriqin. Fakti që Muriqi tani do t’i mbrojë ngjyrat kaltër-verdh ka shuar shpresat e malazezëve, pasi që bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm. Lajmi ka qarkulluar në disa shtete si Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Zvicër e të tjera. Gjithashtu, ky vendim i Muriqit është komentuar shumë edhe nga ndjekësit e tij.