Kartoni i kuq i Vedat Muriqit që e mori në ndeshjen kundër Gaziantepit është apeluar nga Fenerbahce, shkruan Insporti.com, transmeton gazeta Koha. Zyrtari i klubit turk, Alper Pirsen e ka cilësuar vendimin për ta dërguar Muriqin në komision disiplinor si qesharak.
“Momentalisht, çdo pjesë e federatës sonë të futbollit është kundër nesh. Ne shpresojmë sidoqoftë që drejtësia të gjendet diku, sidomos në Tribunalin e Arbitrazhit, autoriteti i fundit”, ka thënë Pirsen, i cili ka lvadëruar gjithashtu Muriqin për profesionalizmin e tij.
Muriqi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Gaziantepit që u mbyll me fitoren e Fenerbahces 2:0. Përveç kartonit të kuq, ai shënoi edhe asisitoi në këtë fitore të Fenerit.
Reprezentuesi i Kosovës nuk u paraqit në fitoren e Fenerbahces në kuadër të Kupës së Turqisë, që u zhvillua të martën (dje). Muriqi është ndër lojtarët kryesor të skuadrës, pasi në 16 paraqitje ka shënuar 11 gola dhe dhuruar katër asisitime. Të martën gazeta turke “Aksam” raportoi se Tottenham dhe Burnley kanë dërguar oferta zyrtare për shërbimet e ish sulmuesit të Lirisë së Prizrenit, por që janë refuzuar.