Arijanet Muriq, portieri i Kosovës dhe skuadrës angleze Manchester City, ka publikuar në Instagram një storie të gazetës zviceranë LOOK, e cila mban titullin “GC shkarkon pesë trajnerë”. Mbi këtë storie, Muriq është tallur duke shkruar me shkronja blu: “Oh, tani e di pse nuk kam luajtur kurrë”.
Pesë trajnerë të të rinjve te skuadra zvicerane Grasshoper, raportohet se kanë favorizuar disa të rinjë në të kaluaren dhe kanë marrë para. Deri në 30,000 franga thuhet të kenë paguar prindërit, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë më shumë shansa për lojë.
Megjithatë, portieri i gjatë 1.98 metra, i rritur në Schlieren të Zurichut, ishte fëmija i atyre prindërve që kurrë nuk u përpoqën të joshnin trajnerët zviceranë për ta favorizuar atë.