Zhoze Murinjo do të jetë trajneri i Real Madridit duke filluar që ditën e hënë, ku pritet edhe zyrtarizimi i rikthimit të “Special One” në skuadrën “los blancos”. Deri atëherë, Santiago Solari do të jetë në pankinë edhe në sfidën e së dielës në transfertën kundër Valladolid.
Më pas drejtimin do ta marrë Murinjo, i cili sipas mediave spanjolle ka pranuar ofertën e Florentino Perez, pavarësisht momentit shumë të vështirë dhe një sezoni thuajse të dështuar. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike shumë pranë klubit madrilen, agjenti i teknikut portugez Jorge Mendez ndodhet në kryeqytetin spanjoll që nga disa e enjte, ndërsa shumë shpejt pritet të mbyllë dhe detajet e fundit të kontratës