Mançester Junajtedi është i gatshëm të bëjë një ofertë të hapur prej rreth 40 milionë sterlinash për Malkom, sulmuesin e Bordos. Trajneri i Hoze Murinjo, e konsideron brazilianin si perspektivën më të mirë në Evropë dhe do të nxisë Ed Voodvard, nënkryetarin ekzekutiv të klubit, që të ndërmjetësojë një marrëveshje në janar. Kuptohet që Bordo po kërkon më shumë se 55 milionë sterlina dhe me presidentin Stefane Martin duke këmbëngulur se 20-vjeçari nuk do të lejohet të largohet këtë dimër.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lënë atë të qëndrojë në stadiumin “Matmut Atlantique” deri në verë. Malkom e ka mbyllur sezonin e kaluar me shtatë gola në Ligue 1, por pavarësisht nga disa performanca tërheqëse këtë sezon, klubi francez po lëngon në vendin e 15-të. Derisa Mançesteri nuk ofron shumat e sugjeruara nga Bordo, por Murinjo do të kërkojë që Voodvard të jetë fleksibil me buxhetin e tij, pasi ai refuzoi të dëgjojë vlerësimin e Interit për Ivan Perishiç gjatë verës. Besohet se Arsenali, gjithashtu, ka mbajtur në fokus Malkom, edhe pse nuk ka pasur ende ndonjë kontakt me Bordo.