Trajnerit të Totenhemit, Zhoze Murinjo, po i sos durimi me Garet Bejlin. Sulmuesi i huazuar nga Reali i Madridit mbetet në stol që prej rikthimit të tij nga dëmtimi, ndërsa të dielën në fitoren 3-1 ndaj Shefilldit, ishte sërish në pankinë.
Mungesa e minutave të uellsianit në skuadrën e “Spërsave”, ka bërë të aludohet se anglezët nuk do ta aktivizojnë klauzolën e huazimit të tij për një tjetër sezon. Dhe në televizionin e klubit të Totenhemit është shfaqur një video ku trajneri portugez i tregon asistentit të tij Zhoao Sakramento, se i ka dhënë një ultimatum sulmuesit të pakënaqur:
“Do të qëndrosh këtu? Apo do të shkosh te Reali dhe të mos luash fare?” Në lidhje me mungesën e aktivizimit të paktë të lojtarit këtë sezon (161 minuta), Mou ka thënë se ajo ka ardhur për shkak të dëmtimeve të tij dhe se klubi nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.