Trajneri i Mançester Junajtedit Hoze Murinjo beson se mund ta mundë Real Madridin dhe PSZH-në në garën për të marrë shërbimet e lojtarit të shkëlqyer belg Eden Hazard. Hazard, tashmë ka hedhur poshtë një marrëveshje të re prej 300.000 sterlinash në javë, pasi po konsideron opsionet e tij. Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, e ka bërë Hazardin objektivin e tij numër 1. Dhe raportet nga Spanja pohojnë se ai do të bashkohet me gjigandët spanjollë pas Kupës së Botës së verës së ardhshme, në Rusi. Por, Murinjo e sheh Hazardin si një pjesë të humbur në “xhunglën” e tij të vjetër në “Old Trafford”.
Nënshkrimi prej 32 milionë sterlinash nga Lill ishte pjesë e ekipit të Çellsit të Murinjos, që fitoi titullin 2014-2015. Dhe,”Special One” është gati të sulmojë ish-klubin e tij të vjetër, për t’i marrë yllin belg. Mançester Junajted e mban tashmë rekordin e transferimit të futbollit anglez, pas pagimit të 89 milionë sterlinave për Paul Pogba, në verën e vitit 2016. “Djajtë e Kuq” shpenzuan 75 milionë sterlina për sulmuesin Romelu Lukaku, verën e kaluar, një marrëveshje që mund të rritet në 90 milionë sterlina.