Londër, 20 nëntor – Trajneri i ri i Totenhemit, Zhoze Murinjo, deklaroi se e ka nderin dhe kënaqësinë të punojë në një klub me histori të madhe.
“Jam i kënaqur që përfshihem në klubin me histori aq të madhe dhe tifozë të flaktë. Cilësia e ekipit dhe akademia më japin eksitim të këndshëm. Gjithashtu, mua më tërheq puna me futbollistët siç i ka Totenhemi”, deklaroi Murinjo.
Klubi nga Londra veriore ka nënshkruar kontratë për bashkëpunim me menaxherin 56 vjeçar me vlefshmëri deri në fund të sezonit 2022/2023.
Klubi i fundit i Murinjo ishte Mançester Junajted prej ku u pushua në muajin dhjetor të vitit 2018.