Raportet mediatike thonë se Ronaldo vazhdon të jetë i irrituar me presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili ka refuzuar të sanksionojë një kontratë të re për 33-vjeçarin. Dhe “Djajtë e Kuq” shpresojnë të përfitojnë nga kjo situatë, duke i ofruar yllit portugez një kontratë tronditëse, prej 30 milionë eurosh në vit, për t’u rikthyer në “Old Trafford”. Pra, Kristiano Ronaldo është kthyer. Pas disa muajsh, në të cilët portugezi dha shenjat se e kishte përfunduar moshën e tij të artë në futboll, tani është rishfaqur nga hiri i vet dhe është bërë sulmuesi vdekjeprurës, i cili i ka dhënë Real Madridit kaq shumë. Ekipi anglez është shumë i vetëdijshëm se duke pasur në përbërje një yll si KR7, do të rimarrë rrugën e fitoreve dhe titujve. Rivali i drejtpërdrejtë në Premier Ligë, Mançester Siti, është gjithëpërfshirës dhe Pep Guardiola ka në mendje të nënshkruajë me një, ose dy yje në verë, për të materializuar një projekt të frikshëm. Për këtë arsye, në “Old Trafford” duan të kundërpërgjigjen. Ata janë të vetëdijshëm se Kristiano Ronaldo është i lodhur te Reali, ndër të tjera për shkak se ka pretenduar për muaj rritje page, që kurrë nuk ka ardhur deri tani. Siç theksohet nga mjedisi i tij rrethues, lojtari është i zhgënjyer me Florentino Perez për mosmbështetje në problemet e tij me akuzat për evazion fiskal. Hoze Murinjo e ka bërë tashmë të ditur se ka përgatitur 30 milionë euro në sezon për të marrë shërbimet e bashkatdhetarit të tij. Një ofertë, që e përmirëson pagën e tij aktuale. Por, pyetja është: a mundet Mançester Junajted të përballet me një operacion të tillë? Përgjigja është e qartë: po. Si? Duke i thënë faleminderit “Chevrolet”. Marka që paguan për Kristiano Ronaldon. Fjala është për markën e makinave, që është e vendosur të marrë një galaktikë në Mançester. “Chevrolet”, sponsori kryesor i Manchester Junajtedit, bashkë me “Adidas”, është i gatshëm të vendosë shumë para në tryezë, për aq kohë sa KR7 dëshiron të kthehet në atë që dikur ishte shtëpia e tij.