Kampionati anglez është futur në një fazë të nxehtë, pasi dy skuadrat e kreut Liverpooli dhe Manchester City janë në një duel të ashpër për t’u shpallur kampion. Ato janë larg njëra-tjetrës me vetëm dy pikë momentalisht, ku ‘Të Kuqtë’ e Jurgen Klopp kanë zhvilluar edhe një ndeshje më shumë se ‘Qytetarët’ e Pep Guardiolës. Ndonëse kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit një gabim i njërës apo tjetrës do të thotë se çështja e titullit mund të mbyllet.
Nga krahu tjetër nuk kanë mbaruar dhimbjet për trajnerin e Cityt, teksa këtë fundjavë pritet të bëjë llogaritë pa portierin e tij kryesor, Ederson Moraes. Ky i fundit pësoi një lëndim në këmbën e majtë gjatë ndeshjes kundër Totenhamit të vlefshme për Ligën e Kampionëve dhe pritet që këtë fundjavë të jetë titullarë portieri i Kosovës, Arijanet Muric. Sipas mediave angleze ende nuk dihet nëse do të mungojë Edersoni zyrtarisht, por shanset për gardianin e Kosovës janë të mëdha që të luajë ndaj Crystal Palace.