Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç do t’i bashkohet Nottingham Forestit në huazim për një periudhë një-vjeçare. Manchester City ka shpresa të mëdha për 20-vjeçarin, të cilin e pret në verën e ardhshme t’i bëjë konkurrencë Edersonit për pozitën e portierit të parë në skuadër, raporton Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Muriç e ka kaluar edicionin e fundit si portier rezervistë për Ederson, derisa ka bërë pesë paraqitje në Kupën Karabao. Por, me rikithimin e Claudio Bravos nga lëndimi, Manchester City nuk dëshiron ta lë Muriç si numër tre për portën.
Kështu, kampioni i Anglisë do ta huazojë atë, derisa Nottingham Foresti e ka fituar garën për shërbimet e portierit të talentuar. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i ‘The Telegraph’, John Percy, sipas të cilit marrëveshja do të zyrtarizohet brenda pak ditësh.
Bravo pritet të largohet nga Manchester City vetëm në verën e ardhshme kur t’i skadojë kontrata, duke ia lënë vendit portierit të Kosovës.
Muriç ishte larguar në huazim te NAC Breda edhe edicionin e kaluar, por që lëndimi i Bravos bëri që ai të rikthehet në “Etihad Stadium”.