Administrata Trump ka kërkuar formalisht një miliard dollarë buxhet shtesë për të financuar ndërtimin e 99.7 km të parë të murit në kufi me Meksikën. Shifra do të shërbejë për riparimin e disa infrastrukturave ekzistuese të kufirit dhe për ndërtimin e 77.2 km të murit të ri. Por sipas asaj që raporton CNN, që zotëron dokumente të vetë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ky i fundit ka ndër mend të ngrejë më shumë një gardh, se një mur të vërtetë dhe pikërisht sepse një gjë e tillë do të lejonte të shikohej çfarë ndodh nga ana tjetër e kufirit. Ndonëse muri ka qenë në qendër të fushatës presidenciale të Trumpit, për momentin, pretendimet e Shtëpisë së Bardhë duken të përmbajtura, duke parë kërkesën për 1 miliard dollarë për 2017-ën dhe për 2.6 mld dollarë për vitin 2018. Vlera për ndërtimin e një muri përgjatë gjithë kufirit të SHBA-ve, shkojnë nga 12 deri në 20 miliardë dollarë. Nga dokumenti, del se Trump ka ndër mend të shtojë kontrollin në kufi. Dhe administrata thekson se masat kundër emigracionit të paligjshëm, që kanë nisur tashmë, po funksionojnë. Sipas CNN, janë shtuar me 50% arrestimet dhe me 80% kërkesat për të mbajtur në qeli persona të arrestuar dhe subjekte për t’u dëbuar nga vendi.