Muri, të cilin e propozon presidenti amerikan Donald Tramp në kufirin drejt Meksikës, është projekt jashtëzakonisht i shtrenjtë. Muri duhet të pengojë hyrje joligjore nga Meksika. Tani nga 3.200 kilometra kufi midis dy shteteve, 1.050 tanimë janë rrethuar me gardh mbrojtës, i cili pengon që njerëz dhe automjete të kalojnë nga njëri shtet në tjetrin. Tramp tha se muri i ri do të kushtojë midis katër dhe 10 miliardë dollarë. Sipas arkitektëve dhe inxhinierëve, projekti do të jetë mjaft i shtrenjtë.
Nga Universiteti në Masaçusets theksojnë se ndërtimi i murit të gjatë 1.609 km do të kushtojë midis 27 dhe 40 miliardë dollarë. Tani për tani Meksika kategorikisht hedh poshtë financimin e një projekti të tillë. Mediat amerikane njoftojnë se muri duhet, teorikisht, të ndërtohet nga blloqe betoni të përforcuara dhe me mbështetës çeliku dhe të cementuara në tokë mjaftë thellë që të mos mund të gërmohen tunele nga poshtë. Gjatë fushatës parazgjedhore, Tramp tha se që të jetë më i bukur muri, mundet mbi të të vizatohet fytyra e tij.
Ndërtimi i murit mund të ketë probleme për shkak të lumit Rio Grande dhe nga një ligj që ndalon ndërtimin e çfarëdo lloj objekti që mund të pengojë në sistemimin e resurseve ujore. Muri do të duhet të kalojë nëpër rajone me të mbjella private dhe kjo mund të sjellë deri në procese të gjata gjyqësore për dëmshpërblim, si dhe mosmarrëveshje të mundshme në nivel lokal, njoftojnë mediat amerikane.