Një murgeshë katolike indiane që protestoi kundër një peshkopi të akuzuar për përdhunim, ka thënë se asaj i është mohuar drejtësia nga Vatikani.
Selia e Shenjtë kundërshtoi apelin e murgeshës Lucy Kalappura, kundër pushimit të saj nga Kongregacioni Françeskan në shtetin Kerala, transmeton KTV. Ajo tha se nuk do të largohej nga manastiri dhe tani planifikon të shkojë në gjyq.
Peshkopi Franco Mulakkal është akuzuar se ka dhunuar një murgeshë 13 herë në mes të viteve 2014 dhe 2016. Ai u arrestua pas protestave të shumta, që u organizuan në mbështetje të murgeshës.