Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Burimet e Indeksonline kanë treguar se i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës. I dyshuari Murat Jashari ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij. Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës. Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile. Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës. (Indeksonline)