Një mural është vendosur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd ku shihen presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump me atë të Rusisë Vladimir Putin, shkruan Reuters. Në mesin e portreteve të të dy presidentëve është shkruar në tri gjuhë, rusisht, serbisht dhe anglisht: Kosova është Serbi. Pranë këtij murali që është vendosur në një ndërtesë në Beograd shihet një grua tek sa kalon andej pari.