Mesfushori i Pescara-s Sulley Muntari është ndëshkuar me karton të verdhë dhe është larguar nga fusha si shenjë proteste ndaj koreve raciste nga tifozët e Cagliari. Incidenti ndodhi gjatë humbjes 0:1 të ekipit të tij ndaj Cagliari-t në “Stadio Sant’Elia”. Lojtari i përfaqësueses ganeze reagoi furishëm dhe protestoi kundër arbitrit Daniele Minelli, duke bërë një shenjë të dukshme drejt krahut të tij, pra për ngjyrën e lëkurës. Me sa duket Minelli nuk i ka dëgjuar thirrjet raciste të tifozëve të Cagliar-t ndaj ganezit, si pasojë duke i treguar kartonin e verdhë lojtarit. Muntari filloi të largohej nga fusha pak më pas, por fatmirësisht nuk kishte masa të tjera ndëshkimore ndaj tij. Sky Sport Italia raporton se nuk ka dëgjuar ofendime të qarta, por me sa duket Muntari po. Situata me siguri që do të sjelë polemika dhe debate të tjera rreth abuzimit racial në Serie A.