Shkup, 17 mars – Skuadra e Shkëndijës të shtunën në kuadër të javës së 23 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, në cilësinë e mysafirit do të përballet me Bregallnicën. Trajneri Tomas Brdariç për këtë përballje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit të tij më të mirë, kapitenin Ferhan Hasani.
Në fakt, “Buba” ka dhimbje në gjurin e këmbës së djathtë, problem ky që ka filluar prapë duke marr parasysh se para një vit e gjysmë pati një ndërhyrje kirurgjike. Hasani aktualisht nuk po merr pjesë në stërvitjet e ekipit dhe sigurt nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen me Bregallnicën, derisa po bëhen përpjekje që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë kundër Lihtenshtajnit më 24 mars në Vaduc. Ndërkohë, në ekip për ndeshjen e së shtunës me Bregallnicën, rikthehet Ardian Cuculi, i cili kundër Pobedës nuk luajti për shkak të pesë kartonëve të verdhë. (koha.mk)