ASH insiston për një marrëveshje të brendshme me palën maqedonase para ndryshimeve kushtetuese, por asnjë parti tjetër politike nuk e kanë kontaktuar deri më tani. Nga Lëvizja BESA janë të hapur për bashkëpunim por thonë se askush nuk mundtë ketë ekskluzivitet për interesat kombëtare. Nga Krahu i Gashit të LB, thonë se do të flasin nëse do ti vijë ndonjë kërkesë nga ASH, ndërsa nga BDI thonë nuk bëhet politikë ditore me çështjen kombëtare. Për BDI pas referendumit në Maqedoni do të ketë demokraci drejtësi dhe barazi për të gjithë
Fatos RUSHITI
Shkup, 19 shtator- Pas referendumit në Maqedoni do të nisë procesi i vërtetë i plotësimit të kushteve për të qenë pjesë e NATO-s dhe procesi i skriningut për detyrat që duhet ti kryej Qeveria për anëtarësim në BE. Sundimi i ligjit, që përfshin reformat në gjyqësor dhe në fusha tjera specifike si shërbimi inteligjent, dhe lufta kundër korrupsionit janë dy segmente për të kapë ritmin fillestar për anëtarësim të shpejtë në NATO. Nga ana tjetër në raportet mes dy etnive kryesore, maqedonasve dhe shqiptarëve mbeten të hapura ende shumë dilema , zbardhja e rasteve të montuara politike në të cilat pësuan shumë shqiptar, shpërndarja e barabartë e buxhetit, përmbushja e 25 përqindëshit në Administratën publike, sidomos në Institucione si enti shtetëror i Statistikave, në njësitë speciale në ushtri, në poste udhëheqëse në shërbimit sekret, dhe pikat tjera më rëndësi nacionale. Këto pika marrin peshë kur marrim për bazë çështjen e regjistrimit të popullsisë, meqë partitë në pushtet veç më kanë folur më herët që nuk është patjetër të përfshihet përkatësia etnike por të gjithë të regjistrohen si qytetar të Maqedonisë. Kur e dimë që në taborin shqiptar shoqëria civile jo vetëm që është e pakët me organizata joqeveritare por edhe pak intelektual ka që ngritin zërin për pikat e cekura më lart, gishti për kujdesin në lidhje me interesat nacionale drejtohet tek partitë politike. Por fatkeqësisht partitë shqiptare edhe ato që janë në qeveri, BDI-PDSH, Lëvizja BESA grupi i Afrim Gashit, edhe ato që janë në opozitë, Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja BESA nuk kanë bashkëpunime mes vete, dhe të gjitha sillen kokë në vete, e kjo haptas u pa edhe gjatë fushatës për referendumin. Po partitë politike shqiptare dështuan ti çojnë deri në fund kauzën politike të platformës së Tiranës. Së fundmi Aleanca për shqiptarët ka bërë një propozim që para ndryshimeve kushtetuese për ti sanksionuar dispozitat e marrëveshjes për emrin me Greqinë, partitë shqiptare të bëjnë një marrëveshje të brendshme më palën maqedonase me fokus futjen e gjuhës shqipe si të barabartë me gjuhë maqedonase në kushtetutë dhe definimin ne kushtetuese të barazisë buxhetore. Por për Marrëveshje politike me feksur barazinë buxhetore në çdo palë zgjedhje kauzë kryesore e kishte edhe Partia Demokratike Shqiptare. Lidhur me propozimin e tyre, nga Aleanca për shqiptarët thonë se edhe përkundër thirrjes publike nuk ka ende përgjigje nga partitë tjera politike. Nga kjo parti nuk thonë asgjë nëse i kanë kontaktuar deri më tani partitë tjera shqiptare për të diskutuar mbi propozimin tyre. “Që nga fillimi Aleanca ka vë thirrje për unifikimin të mendimit politik të shqiptarëve që do ti tejkalonte kornizat partiake. Në funksion të kësaj ideoi dhe inicoi tryezën e partive politike shqiptare që ne e cilësuam si arkitekturë preventive për politikë aktive për dizajnimin e statusit tonë juridiko politik në shtet. Fatkeqësisht,edhe përskaj thirrjes tonë për të vazhduar kjo tryezë nuk ka përgjigje”, thotë Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së. Siç tha ai, ASH vlerëson se në afat të shkurtër prioritare është agjenda euroatlantike e vendit, deh pas suksesit të saj shpresojmë të krijohen rrethana më të favorshme për dialog të brendshëm politik. Nga Lëvizja BESA janë të hapur për çdo gjë që avancon çështjen shqiptare. Por sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie Arjanit Hoxha, askush nuk mund të ketë ekskluzivitet mbi çështjet që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve. “Ne e kemi thënë publikisht se pas referendumit është e patjetërsueshme koordinimi mes faktorit politik shqiptar për të arritur saktësimin dhe precizimin e disa çështjeve të hapura në kushtetutë që do sillnin barazinë e plote të shqiptareve në këtë shtet”, thotë Arjanit Hoxha. Nga grupi i Afrim Gashit të Lëvizjes BESA thonë se deri më tani askush nga ASH nuk i ka kontaktuar për ndonjë ide. “Në parim nuk i komentojmë qëndrimet e partive tjera. Përderisa nuk ka kërkesë deri në adresën tonë për një çështje të tille, nuk mund as të komentojmë”, thotë zëdhënësi Orhan Murtezani. Nga BDI,nënkryetari saj Nevzad Bejta i quan qesharake dhe jo serioze propozimin e ASH-së për Marrëveshje të brendshme me palën maqedonase përmes një koordinimi dhe definimi paraprak të pikave nga partitë politikë shqiptare.
”Ata bëjnë politikë në kohën kur nuk duhet të bëhet politikë ditore me çështjet shqiptare. Kjo pasi i gjithë faktori ndërkombëtar dhe faktori politik shqiptar, po punojnë që të kalojë referendumi dhe pasi Maqedonia të hyjë në NATO dhe të afrohet në BE në vendin tonë të zhvillohet demokracia dhe barazia me çka dhe çështja shqiptare përfundimisht do të merr zgjidhje në Maqedoni, e dihet kush ka punuar dhe punon çdo ditë. Këtë e anë lexuar partitë pro ruse dhe vetë Rusia prandaj luftojnë që mos të kalojë referendumi”, thotë Nevzad Bejta. Ai përmend ligjin për gjuhën shqipe, ku siç thotë Bejta është punë e kryer dhe mungon vetëm firma e dikujt që shpallet në Gazetë Zyrtare. Për ASH-në thotë se duhet të pastrojnë oborrin në shtëpinë vetë, të largojnë korrupsionin nga radhët e tyre dhe më pas të flasin për të tjerët. “Nuk i marr seriozisht propozimet tyre. Të kthehen njëherë ti dëgjojnë fjalët e veta dhe më pas të flasin për të tjerët’’, thotë Nevzad Bejta, nënkryetar i BDI-së.