Belfast, 22 janar – Ministrja e parë e Irlandës së Veriut Arlin Foster tha sot se Partia Unioniste Demokratike (PUD) që ajo drejton po paralajmëron qeverinë britanike për problemet e mundshme të kufirit me Irlandën pas periudhës së tranzicionit pas Bregzitit.
“Kryeministri (Boris) Xhonson na premtoi se nuk do të ketë vështirësi, por duke pasur parasysh protokollin dhe të gjitha vështirësitë që pamë në terren, është e qartë se do të ndodhë. Gjithçka ishte e qartë paraprakisht,” tha ajo për Bi-Bi-Si Radio 4.
Më parë këtë javë, Ministri i Jashtëm irlandez Simon Kauni tha që jokonsekuenca pas Bregzitit ishte fajtore për mungesat e ushqimit në Irlandën e Veriut, jo pandeminë e koronavirusit, siç kanë argumentuar disa politikanë britanikë.
Sekretarja britanike e tregtisë ndërkombëtare Liz Tras më vonë pranoi se Bregzit kishte kontribuar për problemin.