Romë, 25 shkurt – Pas shpërthimit të epidemisë së kornavirusit të ri, qytetarët filluan masovikisht të blejnë maska mbrojtëse, kështu që në shumë shtete mungojnë nga raftet e barnatoreve. Atje ku ka, shpesh shiten shumëfish më shtrenjtë se para epidemisë, transmeton gazeta KOHA.
Pjesa më e madhe e shteteve evropiane nuk prodhojnë maska mbrojtëse, por i importojnë nga Kina. Por pas shpërthimit të epidemisë, Kina tashmë nuk i eksporton. Në të vërtetë, rreth 50 për qind e prodhimtarisë botërore të maskave mjekësore është mu në Kinë, e cila që në fillim të infektimit filloi të blejë maska në tregun botëror. Për këtë shkak, prodhuesit e tjerë ndërprenë së eksportuari, duke krijuar rezerva për tregjet e veta vendore.
Atje ku ka, shpesh shiten shumëfish më shtrenjtë se para shpërthimit të epidemisë së Kovid-19.
Italia shënon kërcim më të madh në numrin e të sëmurëve në Evropë, me mbi 260 të infektuar dhe shtatë raste të vdekjes. Një numër i madh i barnatoreve kumtuan se tashmë nuk kanë maska mbrojtëse dhe gjel për larje pa ujë të duarve, kështu që qytetarët tentuan t’i porosisin përmes Internetit. Por aty çmimet janë shumë të larta.
“Çmimi i maskave u rrit prej një eurocent në 10 euro, ndërsa një litër i mjetit për dezinfektim prej shtatë eurove sa ishte javën e kaluar u rrit në 39 euro tani”, deklaroi zëvendësja e prokurorit shtetëror të Milanos, Ticiana Siciliano.
“Vendosëm të inicojmë hetim rreth raportimeve mediale për çmime shumë të shtrenjta për ato prodhime që po shiten në Internet gjatë dy ditëve të fundit”, informoi Siciliano.
Policia italiane paralajmëroi edhe për kriminelë të cilët prezantohen si inspektorë shëndetësorë, duke prëdorur dokumente të rrejshme për të hyrë në shtëpitë e qytetarëve për të vjedhur para apo gjësende të tjera të vlefshme.
Pasi që ishte konfirmuar rasti i parë i koronavirusit të ri në Kroaci, qytetarët në panik i boshatisën barnatoret, përderisa në spitale tani për tani nuk ka probleme me pajisjet mjekësore. “Barnatoret morën ofertë nga disa furnitorë për maska me çmime shumë më të larta se zakonisht”, konfirmoi kryetarja e Odës së mjekëve të Kroacisë, Ana Soldo.
Kroatët, gjithashtu, në panik krijojnë edhe rezerva të prodhimeve, siç janë orizi, mielli, ushqimi i konservuar, brumërat, mjetet për dezinfektim, letër tualeti dhe prodhime të ngjashme. Në Itali, ndërkaq, blerësit duhej të pritnin në radhë, përderisa tregtarët tentonin të organizojnë grupe prej nga 40 njerëz të cilët i lëshojnë në shitore për të blerë prodhime.
Megjithatë, autoritetet shëndetësore qetësojnë deh thonë se maska mbrojtëse duhet të mbajnë të infektuarit për të mos e përhapur virusin, përderisa mbrojtja më efektive është larja e duarve dhe evitimi i të sëmurëve.
Por, në treg ndërkohë u paraqitën edhe maska të brenduara. Kreatorët e modës së lartë në treg lansuan maska mbrojtëse me llogon e shtëpive të tyre të modës, e mes tyre janë Fendi, Guçi dhe Versaçe, kështu që maska e mëndafshtë me ngjyrë kafe dhe të zezë e Fendit shitet me çmim prej 260 eurove.
Por pa dallim të çmimit, agjencitë shëndetësore si Instituti Robert Koh në Gjermani theksojnë se nuk ka mjaft dëshmi për atë se maskat do t’i mbrojnë njerëzit e shëndoshë nga infektimi. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën vazhdimisht potencojnë se është e panevojshme njerëzit e shëndoshë të lëvizin me maska krirugjikale në opinion në tentim të mbrohen nga virusi i cili bartet përmes ajrit. Aq më tepër për shhkak se me maskën njerëzit mund të përfitojnë ndjenjë të rrejshme të sigurisë dhe t’i anashkalojnë masat shumë më të rëndësishme për higjienë siç janë larja e rregullt e duarve. Informatë të ngjashme tashmë kumtoi edhe Organizata botëroree shëndetësisë. Disa nga maskat të cilat shiten në barnatore përmbajnë paralajmërimin se “mbajtja e maskës kirurgjikale ofron mbrojtje të kufizuar nga infektimi dhe se maska zyrtarisht nuk rekomandohet prë njerëz të shëndoshë”.
Mjeku Klemens Vendter nga klinika në Munih potencon se maskat janë të dedikuara për personelin mjekësor.
“Janë publike indikacionet se mbajtja afatgjate e maskave është e pakuptimtë”, thotë Vendter. Nëse maska laget, ajo e humbë mbrojtjen në afat prej 20 minutave, që do të thotë për mbrojtje efektive duhet rregullisht të ndërrohet. Më pas, është jashtëzakonisht me rëndësi që maska të ngjitet mirë për fytyre.
Vetëm të ashtuquajturat maska FFPZ ofrojnë mbrojtje plotësuese nga infektimi për persona të shëndoshë, pohojnë ekspertët. Por madje edhe maskat e tilla duhet të mbahen në mënyrë të drejtë dhe të ndërrohen shpesh, Gjithashtu, madje edhe maskat e specializuara nuk janë adekuate për përdorim të gjatë në jetën e përditshme sepse mund ta vështirësojnë frymëmarrjen.(koha.mk)