Shkup, 15 tetor- Rreth 10 mijë gra nga Draçeva e Shkupit dhe rrethina mbeten pa gjinekolog amë. Gjinekologu i vetëm që punon në poliklinikë në fund të vitit pensionohet. Nuk ka kush ta zëvendësojë. Në pesë vitet e fundit nuk ka kuadër të ri të gjinekologëve amë. Pjesë e banorëve thonë se edhe ai gjinekolog i vetëm nuk mundet ta mbulojë gjithë atë numër të pacienteve. Edhe 4000 gra në Gjorçe Petrov nuk kanë gjinekolog amë, që kurë i fundit doli në pension, shkruan 24 vesti. Pa gjinekolog amë është edhe shtëpia e shëndetit Mlin-Ballkan (3 mijë pacientë kanë ngelur pa evidence). “Ne më nuk kemi kapacitet, fizikisht nuk mund të arrijmë ti përfshijmë gjithë pacientët, situata do të përkeqësohet edhe më shumë”, thotë Dr Dushko Filipovski, Kryetar i Shoqatës së gjinekologëve.