Gostivar, 5 dhjetor – Policia e trafikut në Gostivar muajin e kaluar në rajonin e Gostivarit ka zbuluar dhe sanksionuar 1.053 shkelje në komunikacion. Në 13 aksidente e regjistruara të trafikut nuk ka viktima dhe të plagosur.
“Në këtë periudhë ishin kontrolluar gjithsej 2.246 automjete. Janë zbuluar 262 shkelje, 448 urdhërpagesa e detyrueshme, 30 vërejtje me shkrim dhe 185 shënime për heqje të pikëve. Për shkak të konstatimit të shkeljeve në këtë periudhë nga trafiku janë larguar 105 automjete. Te 45 automjete është konstatuar se janë teknikisht të parregullta, 50 me regjistrim të skaduar, gjashtë me ngarkesë të madhe, ndërsa të tjerët për shkak të mungesave tjera”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Për mosrespektim të dispozitave ligjore, janë larguar edhe 135 shoferë prej të cilëve 95 ishin pa patentë shoferi, 29 fillestarë, 13 të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Në nëntor të këtij viti,në aksidentet përgjatë Gostivarit janë regjistruar 13 aksidente. Në ato aksidente nuk ka viktima dhe të lënduar. Pesë aksidente kishin përfunduar me lëndime të lehta trupore (dy shoferë, dy bashkudhëtarë dhe një këmbësor), përderisa në tetë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Si shkaqe më të shpeshta për aksidentet e nëntorit theksohen shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve të rrugës, veprime të palejuara dhe mosrespektim i përparësisë për kalim.