Gratë me nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara që të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë. Një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan thotë se doza normale e vitaminës D është çelësi për të parandaluar sklerozën e shumëfishtë. Për studim, hulumtuesit shkencorë përdorën analizat e gjakut të më shumë se 800 mijë grave në Finlandë. Mbi 1000 gra u diagnostikuan me sklerozë të shumëfishtë 9 vjet më vonë. Ato u krahasuan me 2000 gra të tjera të cilat nuk ishin prekur nga sëmundja. Nga gratë që u prekën nga skleroza e shumëfishtë, 58% e tyre kishin nivele të ulëta të vitaminës D, krahasuar me 52% e grave të cilat nuk u prekën nga kjo sëmundje. Hulumtuesit shkencorë zbuluan se me çdo 50 nmol/L rritje të niveleve të vitaminës D në gjak, rreziku për zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë ulej me 39%. Gratë të cilat kanë nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara nga skleroza e shumëfishtë krahasuar me ato që kanë nivele normale, si dhe 27% rrezik më të lartë se gratë me nivele të pamjaftueshme.