Sipas një hulumtimi, rreth 80 për qind e fëmijëve nga mosha 11 deri 17-vjeçare në mbarë botën nuk janë duke bërë ushtrime të mjaftueshme fizike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shëndeti i fëmijëve, zhvillimi i trurit të tyre dhe zhvillimi i shkathtësive sociale janë duke u dëmtuar nga mungesa e ushtrimeve fizike.
Sipas kësaj organizate, dështimi për të bërë ushtrime një orë në ditë është problem universal në vende të pasura dhe në vende të varfra.
Në bazë të të dhënave, djemtë janë më aktivë fizikisht sesa vajzat në shumicën e 146 shteteve të hulumtuara, më përjashtim të katër prej tyre.
Mjekët rekomandojnë që fëmijët të bëjnë ushtrime të ndryshme fizike një orë në ditë për shëndet më të mirë fizik dhe mendor.
Në mesin e këtyre ushtrimeve të lehta përfshihen ushtrimet që ndikojnë në shpeshtimin e të rrahurave të zemrës dhe shpejtimin e frymëmarrjes, më saktësisht vrapimi, çiklizmi, noti, futbolli, kërcimi dhe gjimnastika.
Këto ushtrime ndikojnë në shëndet më të mirë të zemrës dhe mushkërive, eshtra dhe muskuj më të fortë, shëndet më të mirë mendor dhe peshë më të vogël, shkruan “BBC”.