Shkup, 19 qershor – Për shkak të pjesëmarrjes së obligueshme të deputetit Ejup Alimi në seancë parlamentare, sot nuk u mbajt seanca gjyqësore për lëndën “Titanik 3”. Seanca e re gjyqësore është caktuar për më 28 qershor, kur dëshmitarët e rastit duhet të japin deklarata para Gjykatës.
I akuzuari Alimi, i cili është deputet në Kuvendin e RM-së, e ka informuar gjykatën se duhet të marrë pjesë në seancën e sotme për ratifikim të marrëveshjes për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair “kanë shkatërruar material zgjedhor”.
Të akuzuarit në seancën paraprake thanë se e kuptojnë aktakuzën që e prezanton prokurorja Fatime Fetai, por se nuk ndjehen fajtorë.
Sipas PSP, të dy të akuzuarit me me veprimet e tyre drejtpërdrejtë të ndikojnë në rezultatin zgjedhor dhe kanë pasur instinkt kriminel që të falsifikojnë vullnetin zgjedhor të banorëve të Çairit me qëllim që ta realizojnë fuqinë politike.
Avokatët e të akuzuarve para Gjykatës janë shprehur se me më shumë fakte gjatë procedurës do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë, si dhe se në momentin kontestues të aktakuzës nuk kanë pasur kurrfarë funksioni me çfarë do të ndikonin për të kryer vepra penale për të cilat i akuzon PSP-ja.