Shkup, 7 prill – Operatorët ekonomik që punojnë në ndërrimin e parë duhet ta organizojnë procesin e punës sipas ndalesës dhe regjimit të veçantë të lëvizjes, ndërsa kapacitetet prodhuese të cilat punojnë edhe në ndrrimin e dytë, të tretë dhe të katërt ta organizojnë mënyrën e tyre të punës sikur edhe deri tani, me leje të dhëna për lëvizje nga ana e punëdhënësit sipas formularit të shkruar, qëndron në konkluzionin e Qeverisë nga seanca e mbrëmshme në të cilën ishin sjellur masa dhe aktivitete shtesë për parandalim nga përhapja e virusit Kovid-19.
Siç kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar, repartet prodhuese, fabrikat dhe transporti do të vazhdojnë të funksionojnë edhe në kohën e orës policore që fillon prej nesër në orën 16 dhe do të zgjasë deri në orën 05 mëngjesin e nesërm çdo ditë pune, si dhe gjatë uikendeve (nga e premtja prej orës 16:00 deri të hënën në orën 05:00).
Për atë qëllim vetë punëdhënësit do të japin leje të veçanta për lëvizje të punëtorëve gjatë orës policore por vetëm deri në punë dhe nga vendi i punës. Nga Qeveria informojnë se bëhet fjalë për për lejet e njëjta që jepen në formularin e miratuar nga ana e Shtabit të krizave, ndërsa i japin vetë personat përgjegjës në kompani. Në leje citohen të dhënat bazë për punëtorin, adresën ku jeton, por edhe vendin e punës dhe emrin e kompanisë në të cilën punon personi. Me ç’rast citohet edhe ndërrimi në të cilin është i angazhuar punëtori . Leja do të jetë vërtetim për lëvizjen e punëtorit në kushte të orës së vendosur policore dhe gjatë kontrollit do të duhet të paraqitet për inspektim te organet e shtetit. Leja për lëvizje vlen vetëm për personin emri i të cilit është dhënë.
Lejet që janë dhënë nga punëdhënësi, potencon Qeveria, nuk duhet të vërtetohen dhe konfirmohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ose RPB kompetente. (koha.mk)